Aktualitet Editorial Opinion Shqipëria Uncategorized

Ndarja e politikës nga krimi, një betejë që nuk mund të shtyhet më!

Jemi vonë…, por nuk jemi aq vonë sa të humbasim këtë përballje

Nga Arben MALAJ

Këto ngjarje tragjike që po ndodhin nga përplasjet midis bandave në disa nga qytetet tona, qartësojnë prioritetin e prioriteteve të qeverisë së re, që është ndarja e politikës nga krimi.

Kjo nënkupton:

(I) Shkëputjen e çdo kujdesarie të politikës per krimi per te qendruar sa me gjate ne pushtet apo per tu pasuruar nga burime kriminale;

(II) ndalimin e çdo promovimi në politikë, në gjyqësor, ne institucionet kushtetuese dhe në postet kritike të administratës publiketë të përzgjedhurve, të nënshtruarve dhe shërbyesve të krimit;

(III) ndalimin e çdo mbështetjeje të krimit në ekonomi, sidomos në PPP, statusin e investitoreve strategjik, në investimet publike, në koncesionet dhe në çdo fitues të garave pa gare, për investime dhe shpenzime buxhetore;

(IV) ashpërsimin e çdo dënimi material dhe penal të parasë kriminale në ekonomi, të krijuesve që tentojnë të kontrollojnë politikën, ekonominë dhe që e bëjnë të pasigurt jetën e përditshme të shqiptarëve,

duke e vështirësuar jetën e tyre të ndershme,

duke e bërë të pamundur konkurrencën e lirë,

duke reduktuar deri ne pamundesi, barazinë e mundësive dhe

duke nxitur në maksimum braktisjen e vendit.

Nëse politika nuk e dënon dhe nuk e minimizon krimin në shoqërinë, ekonominë dhe politikën tonë,

do të kemi krim që do të kontrollojë sipas rregullave të tij gjakderdhëse jetën e shqiptarëve dhe,

më mirë të theksojmë domosdoshmërinë prioritare dhe jetike të luftës kundër krimit,

sesa të mendojmë se e vetmja zgjidhje, edhe pse e dhimbshme, është braktisja e vendit.

Sa ironike është që prej shekujsh vetëmburremi se jemi bij të atdheut të shqiponjave,

por po rrezikojmë seriozisht të bëhemi vendi i kriminelëve që tentojnë të kontrollojnë gjithçka.

Jemi vonë…, por nuk jemi aq vonë sa të humbasim këtë përballje.


LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *