Uncategorized

Mungesa e gjumit helmon trurin dhe rrit rrezikun e demencës

Shkencëtarët paralajmërojnë se gjumi i pamjaftueshëm pengon pastrimin e trurit nga toksinat, duke rritur ndjeshëm rrezikun për Alzheimer dhe forma të tjera demence.

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah rolin vendimtar që ka gjumi në mbrojtjen e trurit dhe në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Demenca dhe Alzeimeri. Sipas kërkuesve, mungesa e gjumit pengon procesin natyral të pastrimit të trurit nga toksinat, duke çuar në grumbullimin e proteinave të rrezikshme.

Ekspertët e shëndetit kanë theksuar prej kohësh rëndësinë e gjumit për funksionet jetike të trupit: nga zhvillimi dhe imuniteti, te kujtesa dhe të nxënit. Një nga mekanizmat më të rëndësishëm është sistemi glymphatic, një rrjet i specializuar që gjatë gjumit eliminon mbetjet dhe toksinat nga truri, duke përdorur lëngun cerebrospinal.

Ndër mbetjet që eliminohen është edhe proteina beta-amiloide(Aβ), e cila nëse grumbullohet krijon pllaka të lidhura drejtpërdrejt me shfaqjen e Alzeimerit. Studimet tregojnë se niveli i saj rritet gjatë ditës dhe bie ndjeshëm gjatë gjumit, duke e bërë pushimin e natës një proces thelbësor për shëndetin mendor.

Kur gjumi është i pamjaftueshëm, truri nuk arrin të pastrojë me efikasitet këto proteina, duke hapur rrugën për formimin e pllakave amiloide dhe çrregullimeve të tjera. Në kombinim me proteinën tau, që ndodhet brenda neuroneve, këto pllaka përbëjnë një nga shenjat kryesore të Alzheimerit – forma më e përhapur e demencës.

Shkencëtarët paralajmërojnë se zakonet e gjumit nuk duhen nënvlerësuar. Një higjienë e mirë e gjumit, me orar të rregullt dhe të mjaftueshëm, shihet sot si një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të fuqishme për të reduktuar rrezikun e demencës në të ardhmen.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *