Uncategorized

Shqiptari që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi, nderohet me nënshtetësi greke nga Mitsotakis

Ledian Goka, emigrant nga Berati, u bë hero në qershor 2025 kur rrezikoi jetën për të shpëtuar dy të mitur në lumin Arachthos; akti i tij u vlerësua nga vetë kryeministri grek.

Ledian Goka, shqiptari nga Berati që në qershor të vitit 2025 shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në lumin Arachthos të Artës, është nderuar zyrtarisht nga shteti grek me nënshtetësinë greke.

Ceremonia u zhvillua në Athinë dhe dokumenti i shtetësisë iu dorëzua personalisht nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili e falënderoi publikisht për aktin e tij heroik. “Ledian Goka rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga ujërat e rrëmbyeshëm. Një shembull i vetëmohimit dhe humanizmit që meriton nderim. Sot atij iu dha nënshtetësia greke,” -shkroi Mitsotakis në një postim në Facebook.

Ngjarja tronditëse ndodhi kur dy të mitur, të moshave 12 dhe 14 vjeç, rrezikonin të mbyteshin nga rrjedhat e forta të lumit. Goka ndërhyri me guxim, duke i shpëtuar, edhe pse vetë pësoi lëndime në këmbë.

Heroi shqiptar ka 24 vite që jeton në Greqi, ku kishte emigruar që në moshën 17-vjeçare. Prej pesë vitesh, ai banon në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Ky gjest human dhe vlerësimi i marrë janë një dëshmi e fuqishme se aktet e guximit dhe solidaritetit shkojnë përtej kufijve dhe origjinës.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *