Uncategorized

Dy automjete digjen në garazh në Durrës, flakët ndalen nga zjarrfikësit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme një garazh në një ndërtesë në fazë karabina në zonën e Spitallës, Durrës, duke shkrumbuar plotësisht dy automjete që ndodheshin brenda.

Forcat zjarrfikëse u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, duke arritur të vendosin nën kontroll flakët dhe të shmangin përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të objektit.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *