Adriatik Lapaj, gjatë një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se nëse atij i ndodh diçka, përgjgjës mban “Ramën dhe familjen e tij”.
Lapaj po i referohej ngjarjes që ndodhi gjatë përplasjes me policinë, ku një bombol gazi i ra në kokë dhe përfundoi në spital.
Biseda:
Ylli Rakipi: Partitë e tjera të reja thonë me Berishën jo nuk bashkohemi. Si i bëhet atëherë? Pavarësisht skandaleve të mëdha, nuk ka masivitet protesta, Rama tallet pastaj, bie edhe ajo bombola…
Adriatik Lapaj: Ai është sot të hajë darkë dhe të pijë verë, se me atë histori nuk shkon aq lehtë ajo. Unë nuk jam njeri pa njeri.
Andi Tela: Çfarë domethënë kjo?
Adriatik Lapaj: Nuk mundet të më vijë policia e shtetit si bandë dhe të më rrezikoj jetën, nuk bëj asnjë krim dhe të trajtohet si çështje kalimtare. Mban përgjegjësi Rama dhe familja e tij po ndodhi gjë, nuk ua ka borxh nëna dhe babai im.
Preç Zogaj: E kuptoj si të drejtë të opozitës të protestojë.
