Aktualitet Institucione Shqipëria Uncategorized

Dorëzohet qeveria -rikthen “policimin vullnetar”!

Qeveria rikthen “policimin vullnetar” në vend, një formë e bashkëpunimit të qytetarëve me policinë deri në 5 orë në ditë(!!!).

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave është miratimi për rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, një nismë që synon përmirësimin e sigurisë publike dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke promovuar edhe angazhimin qytetar.

Në vendim theksohet se “koha maksimale e angazhimit të policit vullnetar në shërbim nuk do të kalojë 5 orë në ditë dhe 25 orë në javë,” ndërsa “kontrata e vullnetarizmit përcakton të drejtat, detyrimet dhe kushtet për kryerjen e aktiviteteve.”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *