Nga Kastriot KOTONI
Gospozhi i gospoda, Drahi priatelia, zdravo!. Të nderuar sportdashës serbë,aty ku jeni! Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi, megjithëse do të luhet në temperatura të larta në stadiumin e Tiranës dhe do të jetë një ndeshje me shumë emocione nga të dyja palët…, në fund do të mbarojë me fitoren e kombëtares shqiptare me rezultatin e pastër 2 – 0.
Kjo ndeshje megjithëse është thjesht një ndeshje sporti, në kuadër të eliminatoreve për Kapionatin Botëror 2026, e luajtur në një atmosferë vetëm sportive deri në minutën e fundit të ndeshjes do të jetë garancia e fitores së ekipit shqiptar. Në ndeshjen e kaluar në Tiranë vendosi faktori psikologjik i rënduar në radhët e ekipit tonë kombëtar, i shkaktuar nga mediat dhe dhënia e ngjyrave nacionaliste të një grupi tifozash ultras të kombëtares sonë, të cilët padashje krijuan një presion psikologjik të panevojshëm tek futbollistët tanë…
Këto takime, ngarkuar me emocione tejet sensibilizuese në situatat politike të një vendi, janë krejt të panevojshme të përçohen në arenat e sportit.
Rasti më i fundit i Presidentit Vuçiç, i cili i kujtoi trajnerit serb kushtin për fitore në Tiranë të kombëtares serbe, le të jetë një ngarkesë negative vetëm për ekipin mysafir…
Ky akt elektoral, për të nxitur eksese të panevonevojshme mes dy shteteve, tregon mentalitetin anakronik të një politikani që dikur ka qenë altoporlanti i kasapit të ballkanit Sllobodan Millosheviç. Ky nxënës i keq, që ende nuk është emancipuar në rrjedhat e reja politike dhee që ka mbetur me ngulitjen në kokë për “Serbinë e madhe””, harron i gjori se “nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve”…
Po t’i hysh lehtësisht thelbit historik të marrëdhënieve mes popujve vërteton se vetëm arti dhe sporti i bashkon popujt, Presidenti Vuçiç do të shihej me përbuzje nga opinoni i sportistëve të talentuar serb që kanë fituar kupa e kampionate në Europë edhe në botë. Ata, jo vetëm janë shembull i integrimeve në ekipet ku luajnë, por edhe në shumë raste janë model i sportistit botëror. Ata janë parë e ndjekur me respekt nga opinoni mediatik, por edhe sportdashës në nivel botëror. Sot futbolist serb e shqiptar luajnë në të njëjtin ekip dhe trajner të ndryshëm me origjinë serbe apo shqiptare, nuk bëjnë dallin për përkatësinë nacionale të futbollistëve. Janë tejkaluar këto barriera dhe janë vite drite larg këto histori të përdorimit të sportit për arsyeje politike e nacionaliste. Një ndeshje mbetet thjesht një ndeshje që fillon të bluhet në mendje qysh në ditën kur shpallet shorti në grupe. Aktivizohen mediat dhe punon me mençuri çdo ekip për të pas në dispozicion futbollistët më të mirë të momentit, vihet tek ndeshja e rradhës e të gjitha kombëtaret thurin ëndrrat e tyre përveç bërjes së llogarive. Deri në momentin e ndeshjes direkte janë futur në lojë shumë faktor. Industria e argëtimit tashmë është kthyer në një emërues ekonomik i cili ka edhe fushatën e tij e cila me performancën e një ndeshjeje sheh leverdinë ekonomike dhe impaktin që sjell në shoqëri. Pra një aktivitet sportiv nuk është vetëm pronë e federatave, por e shumë faktorëve. Turisti nga Serbia është shtuar në këto 10 vjetët e fundit në Shqipëri, po ashtu edhe turisti shqiptar është shtuar në Serbi, gjë që do të thotë se popujt i tejkalojnë paranojat historike, liturgjitë politike dhe fal sportit u është dhënë shansi që edhe tifozeritë të ndjejnë të njëjtën atmosferë si të turistëve në të dyja vendet. Ka eremit të shkëmbimit të komunikimeve mes popujve sa të duash, ndaj kur dëgjon nga goja e serbit apo shqiptarit se kaloj mirë e bukur me një koleg serb apo shqiptar, më ndihmoi një mik serb apo shqiptar, jemi në një orkestër apo në një projekt me shumë shqiptaë e serb, ndjen që paragjykimet, përceptimet dhe manipulimet emocionale e kanë vendin në koshin e harresës. Këtë ndeshje mes dy kombëtareve të cilat duan të konfirmojnë në fund të fundit futbollin ballkanik nuk duhet ta kenë me kaq “përkëdhelje” të organeve shtetërore shqiptare me masa kaq të rrepta. Një numër i madhë uniformash blu mbi 2000, po sa do të jenë pa uniformë? Duket një info e ka qeveria, por ruajtësja më e mirë e situatës apo atmosferës do të jetë tifozeria shqiptare, sjellja qytetare e saj. Miq të nderuar serb urdhëroni e shikoni me sytë tuaj një Tiranë metropolitane, mikpritëse me qytetarë kozmopolit, si në çdo vend perëndimor dhe gëzojuni faktit të paiskutueshëm se “të huajt në Shqipëri respektohen si në asnjë vend tjetër në botë” ndihen si në shtëpinë e tyre. Na zdravi(zdravie), “Sve nabolje”! “Zivio futboll”.