Aktualitet SHBA

Policia e Kapitolit zbarkoi pranë selisë së demokratëve, të enjten pas një incidenti të ndodhur një ditë pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Policia ndërhyri në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC) në Uashington pas një alarmi për bombë. Sipas një burimi federal të forcave të rendit, është hapur një hetim pas një incidenti të raportuar në ndërtesë. Nga kontrolli i brendshëm, nuk është gjetur asnjë eksploziv,

Anëtarët e Senatit morën një njoftim, në të cilin kërkohej që stafi të shmangte zonën përreth selisë së Partisë Demokratike. “Ju lutemi informoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po ndërhyn për një incident në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik. Stafi duhet të qëndrojë larg aktivitetit të forcave të rendit,”-thuhet në njoftimin e shpërndarë për ekipet parlamentare.

Siç deklaroi kryetari i partisë, Ken Martin, dhuna politike, në çfarëdo forme qoftë, nuk ka vend në vendin tonë. “Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kapitolit dhe stafit të sigurisë së DNC për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional,” -tha një zëdhënës i Partisë Demokratike për shtypin amerikan.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *