Aktualitet Shqipëria

Durrës, sekuestrohen pasuritë e Arban Lamkës 33 apartamente, 15 automjete dhe 9 njësi tregtare

Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar 33 apartamente, 15 automjete dhe 9 njësi tregtare në pronësi të shtetasit Arban Lamka. Hetimet e procedimit pasuror nr.01 të vitit 2025 zbuluan se pasuritë dyshohet të jenë përfituar nga veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve dhe nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar pasuritë e shtetasit Arban Lamka, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Vendimi përfshin:

  • 33 apartamente të ndodhur në një objekt 8-katësh në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, me sipërfaqe të ndryshme nga 63 m² deri në 100 m², të shpërndara në të dyja shkallët e pallatit.
  • 9 njësi tregtare dhe pasuri të tjera, mes tyre një tarracë prej 400 m², katër dyqane dhe katër garazhe me sipërfaqe nga 70 m² secila.
  • 15 automjete të llojeve të ndryshme.

Hetimet kanë treguar se këto pasuri nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i Lamkës në trafikun e narkotikëve.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *