Shqipëria

Grabitje e dhunshme ndaj një çifti të moshuar në Finiq

Një çift të moshuarish, Spiro (79) dhe Dhespo Kalovioti (78), banues në fshatin “Lefter Talo” të Finiqit, u sulmuan brutalisht gjatë natës në banesën e tyre. Autorët, të maskuar dhe të armatosur, hynë brenda, i dhunuan dhe morën para, duke përfituar nga fakti që Spiro, kryeplaku i fshatit, menaxhonte tokat dhe shpërndante qiratë për bashkëfshatarët.

Çifti ndodhet në trajtim në Spitalin e Sarandës, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve. Ngjarja ka shtuar shqetësimin për sulmet ndaj të moshuarve në zonat rurale të Finiqit.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *