Kulturë Shqipëria Sport Uncategorized

Turizmi dhe çiklizmi në Shqipëri

Çiklizmi në Shqipëri ka filluar më 1900, atëherë kur nuk kishim ende shtet. Çiklizmi tregon sesa i zhvilluar është shteti. Rrethi çiklistik duhet ta kemi një nga treguesit kryesor për të shfaqur vendin tonë në gara ndërkombëtare europiane dhe botërore, sepse kemi terrenin, historinë që t’i tregojmë botës vlerat tona shpirtërore dhe potencialin turistik. Ky sport nga më të bukurit mes sporteve kërkon pasion, forc, vullnet për të përballuar vështirësitë. Çiklisti duhet të durojë të ftohtin, të nxehtin dhe baltën që i merr nga spërkatja hunda dhe goja, sytë edhe balli. Cilësitë ekstreme të këtij sporti, kërkojnë shkathtësinë e dhelprës, qëndrueshmërinë e ujkut, durimin e gamiles, ngjitjen e malores si lepuri, por mbi të gjitha jo rrallë kundërshtari të nxjerrë kundra erës. Era e fuqishme të lodh, ndaj të duhet shpirti krijues dhe ndjenja e shkencëtarit për të njohur mirë kushtet metorologjike me orë dhe të parashikosh se çfar do të ndodh me ndryshimin e kohës. Figura të spikatura të çiklizmit shqiptar siç i ka përshkruar autori i librit Profesor doktor Lluka Heqimi me titull “Poema e çiklizmit”, janë një monument i sportit shqiptar. Të tillë si Niko Kote me simbolikë nga greqishtja “Fitore” një nga gjashtë çiklistët më të mirë të përfaqësueses shqiptare i lindur dhe rritur në Tiranë e filloi këtë sport qysh në moshën 14 vjeçare. Gjyqtar kombëtar dhe ndërkombëtar, mjeshtër i madh. Niko në fillimet e tija garon për “”Punën” e Tiranës e më pas për ekipin e “Partizanit”. Paraqitja e tij e jashtëme me veshje gati me katalog u bë një shembull për të gjithë brezat e çiklizmit. Kapelja, syzet dhe dorezat tek ai nuk munguan kurrë. Ai ishte një teknik shumë i mirë i biçikletës dhe mundohej që të kishte sa më pak difekte. Pesha e tij trupore e (lehtë) e ndihmonte jashtëzakonisht, ishte e përshtatshme për këtë sport. Një tjetër kampion shkodran fitues i Rrethit çiklistik të 9-10-11 dhe 12 me “Vllazninë e Shkodrës” ishte i madhi Fadil Muriqi. Si maloristi më i mirë ai shkëlqente në të gjitha garat çiklistike. Ai me një vullnet të habitshëm zhvendosej nga një kënd i rrugës në tjetrin dhe ndihmonte kundërshtarët me ujë, ushqime pompë dhe tubularin e vetëm. Veprimet kavalareske të tij u përcollën edhe tek vëllezërit, Ganiu dhe Ruzhdiu që erdhën më vonë në rradhët e “Vllaznisë.” Një tjetër figurë e çiklizmit shqipar është edhe Ruzhdi Çerma, sipas simbolikës arabe ka kuptimin dituri, pjekuri që shkon në rrugë të drejtë. Djali nga Kavaja me gjatësi 1.70 m, 71, kg. Anëtar i ekipit përfaqësues të çiklizmit nga viti 1947-1956. Ruzhdiu jetoi gjatë dhe mbahet mend si babai i çiklizmit shqiptar i cili i inkurajonte çiklistët e rinj. Trajner kombëtar i cili ishte një kollos i zhvillimit të çiklizmit shqiptar, kanë shprehur konsideratat për këtë emblem të sportit. Çiklisti i cili mori pjesë me ekipin e “Partizanit” qysh në krijimin e këtij klubi. Ai përfaqësoi Shqipërinë në të gjitha garat ndërkombëtare të kohës dhe mbeti një mekanik novator i cili projektoi për herë të parë biçikletën për fëmijë. Për kampionin e padiskutueshëm Bilal Agalliu fituesin e Rrethit çiklistik në vitet 1954 deri 1963 dhe viti 1965. Fitues i rretheve çiklistike të 13-14-15-16-17-18-19-20-22-24. Bilal Agalliu me ekipin e “Partizanit”, 11 herë kampion “Çiklisti i librit Guinness’’, kuptimin simbolik të emrit sipas arabishtes “ujitje e freskët”. Merr pjesë për herë të parë në rrethin e 10-të çiklistik në vitin 1951, thyhen 6 rekorde kombëtare, pjesmarrës në garat e ”Paqes,” Varshavë-Berli-Pragë. Shpallet 6 herë fitues i Anketës sportive të Sportit Shqiptar. Trajner i “Partizanit,” (1966-1991) dhe Trajner kombëtar (1980-1991). Me ekipin e “Partizanit fiton 22 herë. Mjeshtër i merituar i sportit, Nderi i sportit shqiptar. Legjenda e çiklizmit shqiptar, fituesi i më shumë rretheve çiklistike në botë. Si rasti i rrallë në botë Bilali shtatshkurtër, por me një regjim absolut dhe me një pasion që kishte brenda durimin vullnetin për të përballuar vështirësitë. Ai kryente stërvitje individuale edhe pas orarit të stërvitjes dhe kërkonte matjen e të gjitha parametrave fiziko-psikologjike nga profesor Belul Hatibi. Njohja me literaturën e çiklizmit, të rejat e sportit nëpër botë tek ai, e bënë një trajner i cili gjithë dijet e tija t’ua përcillte  brezave të kampionëve të ardhshëm në Shqipëri. Ai ndryshoi stilin e vjetër të ushqimit me kaush sheqeri e cili shkaktonte dëme serioze (direkte) në shëndetin e çiklistit. Me disiplinën e hekurt sportive ai nuk i linte çiklistët të bënin me kokë të vetë, ai bashkonte grupin dhe i nxiste çiklistët të ndihmonin njërit tjetrin. Nga dora e tij kaluan Agim Tafili 6 herë kampion në gara individuale dhe 7 herë kapion si ekip, Besnik Musai 7 herë kampion, Fadil Muriqi 4 herë kampion, Agron Tafili 3 herë kampion e për të vazhduar më tej me Sali Hima, Agron Huqin, Muharrem Ahmeti, Lutfi Zino, Selim Çelmeta, Xhavit Gazhelin, Shefqet Dervishin, Shaqir Fuga, Dashamir Rama, Igli Topallaj, Kastriot Mezini, Adrian Feraizi, Agim Paja, Agron Boga, etj. Këta çiklistë vërtet nuk ishin të dëgjuar si kampionët botëror Zhak Anketik, Edi Merks, Feliçe Xhimondi dhe spanjolli Joce Fente, por ishin heronjtë e kinoditareve nëpër kinematë e Shqipërisë përpara shfaqes së filmave atistik dhe mbusheshin rrugët e sheshet e Shqipërisë si në ditë feste. “Maja Agalliu”, ky epitet iu vu për nder të çiklistit kampion në kilometrin e 29-të në majë të Krrabës në një pllakat për Bilal Agalliun. Siç shkruan autori i librit ”Poema e çiklizmit,” Lluka Heqimi: ”Më vonë pas 100 vjetësh nuk e dimë a do të lind një Bilal i dytë.” Më tej vazhdon autori me figura të spikatura të çiklizmit si Xhavit Gazheli kampion absolut i çiklizmit malor për 5 vite, kampion absolut i çiklizmit fushor 6 herë, 5 herë nënkampion kombëtar. Mbi 70 etapa të fituara gjatë karierës së tij 10 vjeçare. Nder i sportit shqiptar. Mjeshtër i merituar. I shkoi për mbarë dhurata që i bëri mjeshtri Piro Angjeli (i dhuroi një biçikletë kursi), siç thotë vetë Xhaviti si e nxiti Shaqir Fuga për t’i hyrë sportit të çiklizmit, por dhuratën e Angjelit e çmonte “sikur t’i kishin falur gjysmën e Tiranës.” E ndihmoi Lame Konomi drejtues i sportit në Tiranë për të ushtruar profesionin e kasapit që e kishte si trashëgimi familjare deri sa doli në pension. Ai kurrë nuk iu nda çiklizmit dhe u bë gjyqtar kombëtar dhe ndërkombëtar. Xhaviti bashkohet me sportistët e “”17 Nëntori,” Shaqir Fuga, Shefqet Dervishin, Karlo Kurtin, Kujtim Mujon, etj. Xhaviti e mbyll karierën 10 vjeçare me këtë ekip. Më tej faqet e librit mbushen me legjenda të tjera të çiklizmit Ruzhdi Muriqi kampion i rrethit çiklistik të 23-të në 1964. E vazhdohet me të tjera figura si Shefqet Dervishi kapion i Rrethit çiklistik 25-të në vitin 1966. Me 3 diploma fituesi nga vendi i 1-3-të. Mjeshtër sporti. Mjeshtër i Merituar. Laureuar me “Urdhrin Naim Frashëri.” Kuptimi i emrit të tij “forcë trimëri.” Fillimet e tija i nisi me çiklizmin me një biçikletë të markës “Zis” në lagje tek shihte çiklistin Aleko Gjoni i cili vishej me shije dhe u bë shëmbëlltyra e tij. “Spartaku” ishte ekipi i parë në të cilin u aktivizua dhe më pas me “17 Nëntorin” si sportist dhe si trajner ku njihej si njeri  me përqëndrim në garë dhe shumëi i vendosur për të mos e ndarë garën nga stërvitja. Ai ishte një psikolog me sportistin dhe i gjente pikën se kush influenconte tek ai. Shefqeti si njeri i drejtë kërkonte gjithmonë “t’i jepej haku gjithkujt pa ju tharë djersa.” Çiklisti me simbolin e emrit në gjuhën arabe “mirnjohje falenderim” Shaqir Fuga i cili mburret me prejardhjen e tij nga familja e madhe Fuga me origjinë nga Berati një pjesë e së cilës u zhvendos në qytetin e Lushnjes. Në shtëpinë e të parëve të tij u organizua “Kongresi i Lushnjes.” Shaqiri lindi në Lushnje dhe aktivizohet me ekipin e “Partizanit” me të cilin del disa herë kampion dhe më pas “17 Nëntori.” Ai njihet si fituesi i garave dhe etapave, por edhe si mbartës i vendit të dytë në çdo rreth çiklistik. Përfaqësues i  ekipit kombëtar dhe merr pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare. Nuk kishte Shqipëria një çiklist të dytë si Shaqir Fuga i cili ndërronte marshet e kampanjolit, kjo ishte e fshehta e tij që e çonte drejt fitoreve. I apasionuar me mekanikën ishte një novator i jashtëzakonshëm shkruhet ndër të tjera për Shaqir Fugën. Tek ai pasioni i udhëtimeve me motorin vespa së bashku me të shoqen në të gjitha skajet e Shqipërisë është i pa konkurueshëm. Më tej faqet vazhdojnë me Sali Himën kampion në vitin 1968 i Rrethit çiklistik të 27-të. Fitues i çiklokrosit 3 herë. Dy herë kampion si skuadër. Mjeshtër i sportit shqiptar. Mjeshtër i merituar i sportit. Trajner i ekipit kombëtar. Ai është dekoruar me medaljen e ”Trimërisë” dhe “Urdhrin Naim Frashëri.” Gjyqtar i kategorisë së parë. Sali Hima u bë shpejt anëtar  e kipit “Dinamo.” Shkruhet për Saliun si një sportist rigoroz në stërvitje dhe mbajtjen e regjimit sportiv. Ndërroi jetë aksidentalisht në punë. Burhan Berisha një tjetër dinamovit me simbolikën e emrit në arabisht “dëshmi, provë”. Mjeshtër sporti dhe disa herë i zgjedhur në forumet më të larta të çiklizmit, si kryetar federate dhe sekretar i saj. U spikat nga Piro Angjeli, kur në një garë që zhvillohej në Tiranë për fëmijë me internerar Tiranë-Vorë doli i dyti dhe trajneri seleksionues për ekipin e “Dinamos” e afron. Ai fiton gara dhe etapa çiklistike dhe iu përkushtua arsimit të lartë në Institutin e Lartë të Fiskulturës ‘’Vojo Kushi.” Optimist për nga natyra, njeri që këndon në sa e sa raste festash e përvjetorësh me miqtë e shokët. Koleksionist i makinave të vjetra, pasione dhe hobe të ndryshme që vijnë nga të qenurit çiklist mes vështirësive dhe sukseseve. Mikel Feka  bëri emër me ekipin e “Partizanit” i ardhur nga “Apollonia,” ishte si Shën Gjoni i cili do të lajmëronte ardhjen e Krishtit dhe ai lajmëroi ardhjen e çiklizmit në qytetin e Fierit, shkruan ndër të tjera Lluka Heqimi. Fitues me ekipin e “Partizanit”. 15 vjet aktivitet çiklistik deri në moshën 32 vjeçare, garoi si një djal i ri. Çiklisti altruist Mikel Feka dhe për shkak të bujarisë së tij të madhe ai ua lëshonte vendin e parë shokëve. Për 17 vjet trajner i ekipit të “Apollonisë.” Dashamir Rama në vitin 1969 kampion i Shqipërisë. Fitues i disa etapave vinte nga qyteti i Durrësit me ekipin e ”Teutës.” Kryen ushtrinë tek klubi i “Partizanit” dhe del kampion kombëtar me numrin 30-të. 10 vjet shtazh çiklistik 1967-1977 dhe vazhdimisht me çiklizmin. Nga viti 2006-2014, e në vazhdim ai është trajner i ekipit kombëtar në turin e Rumanisë. Kryefjala e tij është pasioni për sportin, pa të cilin nuk mund të konkurosh. Një legjend tjetër e çiklizmit është edhe Muharrem Ahmeti dy herë fitues i Rrethit çiklistik të 29 dhe 31. Ai deputoi me ekipet e “Partizanit” dhe “Flamurtarit.” Vlonjati nga Çamëria u grumbulla si fillim me ekipin e fëmijëve në shkollën “Halim Xhelo.” Fitoi me dhjetra etapa çiklistike dhe çiklokrosin. Mjeshtër sporti. Trajner çiklizmi. Merr pjesë në kampionatin botëror të Holandës së bashku me mjeshtrat Agim Tafili, Agron Huqi, Agron Tafilica. Po ashtu edhe në një turne në Kinën e Maos. Ishte koha kur edhe në trupin e biçikletës shkrueshin citatet e Maos dhe çiklistët kinez i lexonin. Muharremi ka shkuar në Itali si gjithë shqiptarët dhe i mëshon idesë se “çiklizmi fillon me masivizimin e garave disa herë në vit për fëmij dhe rrugët janë baza e zhvillimit të çiklizmit, sot ato nuk mungojnë.” “Shpirt miri” e ka kuptimin e emrit në arabisht Lutfi Zino çiklist që bëri emër me ekipin e “Partizanit” dhe “Lokomotivës.” Fitues i rretheve çiklistik 30 dhe 36, i shpallur 4 herë kampion me ekipin e “Teutës”. Mjeshtër i meriutar i sportit. Trajner me ekipin e “Teutës” për 10 vjet. Përfundoi studimet e larta në “Akademinë e sporteve.” Mbrojti diplomën me temën “Mbi ngarkesën  fiziologjike të çiklistëve.” “Makineri që nuk lodhet kurrë  dhe nuk dorëzohet” kështu e kanë quajtur kolegët dhe trajnerët. Shpirti i lartë i garës dhe durimi dhe i dëgjueshëm këto ishin karakteristikat e kodit të fitores së Lutfiut. Një yll tjetër i çiklizmit shqiptar ishte edhe Agron Tafilica i ekipit “Dinamo.” Mjeshtër i pedalimit, fitues i tre rretheve çiklistike 32, 33, 34 Nderi i sportit shqiptar. 2 herë fitues i anketës të gazetës Sporti popullor, “10 sportistët më të mirë të vitit.” Me origjinë shkodrane lindur e rritur në Tiranë. Kërkonte vazhdimisht kur ishte i vogël të ngiste biçikletën dhe i ati i kërkon mjeshtrit Shaqir Fuga i cili punonte asaj kohe në “Uzinën Dinamo,” ky emër iu ngulit në kokë dhe shkoi tek klubi “Dinamo” me trajner Eqerem Shabën i cili i premtoi një biçikletë prove, t’i provojmë mendjen, të shohim qëndrueshmërinë në lodhje dhe raportet me shokët e me kundërshtarët. Eqerem Shaba përgatit dokumentet për djaloshin 16 vjeçar me shtatin 1,78 cm dhe 65 kg. Në kampionatin botëror çiklistët tanë kishin biçikleta modeste të markës “Legniano” dhe nuk kishin eksperienca në turret ndërkombëtare, shkruan autori i librit “Poema e çiklizmit.” Agroni ka qenë gjyqtar i mirë dhe i ndershëm i çiklizmit për shumë kohë plot 20 vjet. Bjondi Agron Huqi i “Partizanit” i cili shkëlqeu reth viteve 1978-1987-të, nuk mund të mos ishte pjesë e këtij libri. Agroni fitoi rrethet çiklistike ; 37 dhe 46-të. Në moshën 18 vjeçare shpallet kampion i rrethit çiklistik Disa herë nënkampion i rrethit çiklistik. Agroni për dhjetë vjet rresht anëtar i ekipit kombëtar nga viti 1978-1988. Xhelozira dhe strekëmbsha gazetarësh që përkrahnin krahinat e tyre ia mohuan edhe tre herë të tjera titullin kampion Huqit. Agron Huqi mbahet mend si çiklist i shpejtësisë dhe i rezistencës gjë që është e vështir t’i gjesh edhe nëpër botë. Anketa e gazetës Sporti Popullor e ka përzgjedhur tek “10 sportistët më të mirë të vitit” më 1987-tën. Ai ka fituar me dhjetëra kupa e diploma, por ai është shpallur nga klubi “Partizani” me rastin e përvjetorit të këtij klubi tek sportistët më të dalluar 1946-2016. Fituesi i 6 herë i Rrethit çiklistik Agim Tafili me gjatësi m1,82 cm me peshë trupore 79 kg efilloi karierën me ekipin e të rinjve të “Vllaznisë” së Shkodrës. Kampion i ekipit shkodran të të rinjve në vitin 1973. Fiton 8 herë Anketën e gazetës Sporti Shqiptar si “Sportisti më i mirë i vitit,” i vlerësuar si çiklisti më teknik  të gjitha kohërave, ai kursente forcat dhe shpërthente kur duhej. Ishte anëtar i ekipit kombëtar prej 12 vjetësh, mori pjesë me sukses në rrethin e Turqisë dhe së bashku me Syken dhe Feraizin zënë vendin e dytë. Ai është stërvitur nga Mjeshtri i sportit Gani Muriqi deri në moshën 32 vjeçare. Për nder të tij organizohet Kupa “Agim Tafili” dhe në Bërdicë i është vënë emri i shkollës 9 vjeçare me emrin e tij. Albert Çuko çiklisti fierak i cili me shtatlartësinë e tij prej 1,78 cm dhe peshë 65kg fiton kampionatin e të rinjve në vitin 1978. Fitues I Rrethit çiklistik tw vitit 1983 pwr tw rritur. Përfundon ILKF “Vojo Kushi.” Alberti ishte një çiklist me rezultate të qëndrueshme. Nga viti 1988-1992 ishte trajner i ekipit të Apolonisë. Mjeshtër i sportit me cilësi të larta fizike i kërkojnë nga pushteti i kohës që të ndërpres garat si sportist në moshën 27 vjeçare dhe të merrte trajnimin e ekipit të Apolonisë. Çiklisti më shtatlart i çiklizmit shqiptar Ardian Feraizi i ekipit 22 herë kampion të “Partizanit” doli kampion i Rrethit çiklistik në vtin 1986, po ashtu u shpall në Anketën e gazetës Sporti Shqiptar në “10 sportististët më mire të vitit.” Ardiani filloi të ndjej erën e fitoreve në turret e Greqisë dhe të Turqisë dhe gara dhe etapa të ndryshme çiklistike. Ardiani, me shembullin e tij trupor dhe efikasitetin e rezultateve, i vuri në mendime drejtuesit e Federatës, të cilët vendosën normën e gjatësisë për çiklistët. Nuk pranoheshin ata që ishin të shkurtër dhe kjo u bë ligj. Del disa herë nënkampion i Rrethit çiklistik dhe anëtar i ekipit kombëtar. Një tjetër shkodran nga familja Tafili ishte edhe Sytkiu mbahet mend si çiklisti trim. I pari çiklist që ngriti flamurin kombëtar në Turqi. Kishte fituar shumë autoritet si nënkampion dhe fitues i Rrethit çiklistik të vitit 1988-të. Shkëlqen si trajner i ekipit të rinjve të “Vllaznisë” dhe i të rriturve. Njihet si zbritës malor më i mire i të gjitha kohërave. Shkodra pwrfaqësohet edhe me një tjetër talent siç ishte edhe çiklisti Brahim Syka, Mjeshtër sporti, Çiklisti i shekullit, Mirnjohja e qytetit. 6 herë kampion ekipor, 10 vite me ekipin kombëtar, 2 herë fitues i Spartakiadës kombëtare në vitet 1984 dhe 1989. Filloi çiklizmin me ekipin e të rinjve të “Vllaznisë,” në moshën 15 vjeçare. Për nder të tij u organizua “Kupa Brahim Syka.” Sherifi Selim Çelmeta. Fitues i Rrethit çiklistik në vitet 1989-1990-të. Pezaku i cili e fillon karierën me ekipin e të rinjve të “Dinamos” dhe hidhet me ekipin e të rriturve në vitin 1985. Mbaron me sukses shkollën e lartë të policisë të MPB; Sherif në Santa Barbara pas viteve 1992. Ndershmëria në garë dhe fair-play ishin vyrtytet e tij. Për Selimin serioziteti në stërvitje dhe guximi dhe besimi në vetvete e raportet e shkëlqyera me trajnerin Ilia Çule ishin çelësi i suksesit. Agim Paja një fitues i dy Rretheve çiklistike të viteve 1991-1994 me ekipet e “Partizanit”, “Tirana” i cilësuar “Pantera” e Çiklizmit me shtatlartësi 1,75 dhe 65 kg. Mjeshtri Bilal Agalliu e kishte vëzhguar me kujdes mënyrën se si rrinte në biçikletë Agim Paja dhe i besoi një biçikletë tobulare me të cilën fitoi një garë pa kryer asnjë ditë stërvitje. Agimi futet në botën e madhe të çiklizmit, ka nëekip : Adnan Guzin, Agron Huqin, Rami Gjyzelin, Agron Bogën, Kiço Qiricin, Agim Tafilin. Ishte çiklist i fortë në garat e çiklokrosit nga ku del njeher nënkampion kombëtar dhe herën e dytë kampion. Anëtar i ekipit kombëtar ku ai shfaqi jo vetëm ndershmërinë, por ndjenjën e bashkëpunimit dhe të forcës e   trimërisë. Për ndjekësit tifozët e “Partizanit” ai ishte superçiklisti i këtij klubi. Agron Boga çiklisti fitues i Rrethit çiklistik të vitit 1993. Fillon karierën si basketbollist dhe në moshë 14 vjeçare pedalon për ekipin e të rinjve të “Partizanit” dhe më vonë me ekipin e të rriturve me trajner mjeshtrin Bilal Agalliu dhe kishte në krah legjendat e çiklizmit shqiptar Agron Huqi, Agim Paj, Ardian Feraizi, Emiliano Mustafa etj. Të gjithë këta çiklistë e kanë ndihmuar pa masë Agron Bogën dhe ai i vlerëson si shokë shumë të mir. Në vitin 1991 fiton çiklokrosin kombëtar. Kalon me ekipin e “Tiranës” pas shpërbërjes së klubit të “Partizanit.” Agroni ishte pjestar i ekipit kombëtar dhe garoi si kapiten i saj në turret ndërkombëtare. Shtatë herë fituesi i Rethit çiklistik të Shqipërisë mjeshtri Besnik Musai me gjatësi 1,85cm me peshë 82 kg. Shkëlqen në të gjitha garat e viteve 1995-2001. Gjatë kësaj periudhe ai ka humbur vetëm tre gara, nuk ka pasur Shqipëria një çiklist të ngjashëm me të. Në Rrethin çiklistik të Turqisë renditet i dhjeti. Me ego prej fituesi dhe shumë bashkëpunues. Në vitin 1998 ai fiton 7 etapat e Rrethit çiklistik një rrekord botëror për librin Giness. Besniku është quajtur nga mediat “mbreti i pedalimit”apo “mbret i biçikletës shqiptare,” Besnik Musai është “Superkampioni i vendit,”Besnik Musai “mbret edhe me Bylisin” e shumë epitete të tjera që me të vërtetë i meritonte. Në aktivitetet ndërkombëtare të Malajzisë, Turqisë, Greqisë dhe Azer Bajxhanit zë vendet e dyta dhe të tretë. Ka qenë me ekipet e “Tiranës,” “Partizanit,” “Dinamo” dhe “Bylisit” si dhe me një ekip gjerman “Rad Sport Bergedorf” Hamburg. Ai e nisi karierën në çiklizëm nga motivi më i thjeshtë për të mësuar biçikletën në moshën 12 vjeçare. Dikush tek ekipi i “Tiranës” i tha: se ti nuk bëhesh për këtë sport,kjo ia rriti sedrën Besnikut dhe vajti tek trajneri i të rinjve të “”Partizanit” Rami Gjyzelit me të cilin fitoi vendin e dytë të kampionatit për të rinj më 1989. I ra në sy mjeshtrit Agalliu i cili edhe pse e pa ende të pa rritur e tërheq në ekipin e parë. Bilali iu shpreh trajner Ramiut “ kam frikë se ky djal do të bëhet më i mirë se unë,” do të bëhet një kampion i padiskutueshëm e do të ma kaloi edhe mua. Filozofia e Besnikut ka qenë siç shkruan Lluka Heqimi “Çfarë duhet të lëshoj, çfarë duhet të marr dhe si duhet ta fitoj të tërën.” Besnik Musai është nga çiklistët më cilësor, më i lavdishëm të vendit, që për nga fitoret vjen i dyti pas Bilal Agalliut, ia ka dalë me shpatullat e veta, me djersën e ballit. I fuqishëm si ai, taktik i papërsëritshëm i cili futi frymën modern në sport. Baltosja e figurës së tij nga njerëz të ulët, nuk e mposhtin një individ që i dhuroi me shpirt si askush tjetër çiklizmit tone. Siç thoshte dikur Profesor Skënder Luarasi: “Bota merr baltën e bën heronj, ndërsa ne heronjtë i baltosim.”

Profesor doktor Lluka Heqimi ka qenë një ndjekës i afërt me botën e çiklizmit qoftë si mjek pranë ekipit të “Partizanit,” por edhe atij kombëtar dhe duke qenë edhe gjyqtar i këtij sporti sprovoi veten e tij me librin “Poema e çikizmit”i cili është një “Kujtesë” e thellë e heronjve të guximshëm të çiklizmit.

________________________________________________________________________________________________________________

Nga Kastriot KOTONI

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *